Ky është i dyshuari për thyerjen e nofullës së 21-vjeçarit në Dragash – kërkohet nga Policia

- Gazeta e Prizrenit

Ky është i dyshuari për thyerjen e nofullës së 21-vjeçarit në Dragash – kërkohet nga Policia

Gazeta Sinjali njoftoi ekskluzivisht identitetin e personit që dyshohet se e goditi rëndë M.K. (21 vjeç), i cili mbeti me frakturë në nofull pas një përleshjeje mbrëmë në fshatin Rapçë të Dragashit.

I dyshuari për këtë sulm është Hamza Semsidini, i cili aktualisht është në kërkim nga Policia.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 27 korrikut 2025 rreth orës 23:00, ndërsa viktima, për shkak të lëndimeve të rënda, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe pritet t’i nënshtrohet operacionit.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar procedurat e mëtejshme ligjore ndaj të dyshuarit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Read it all at Gazeta e Prizrenit