Platini i del në mbrojtjes Mbappes

- Bota Sot

Platini i del në mbrojtjes Mbappes

Ish-kampioni i Juventusit, Mishel Platini flet për Kilië Mbape i cili në sezonin e tij të parë te Real Madridi, nën drejtimin e Karlo Ançelotit, shënoi 43 gola në të gjitha kompeticionet.

Në një prononcim për “Rmc Sport” në Francë, Platini deklaroi se: “Mbappe është një djalë fenomenal. 

Ai shënoi 43 gola në Spanjë, fitoi “Këpucën e Artë”, është golashënuesi më i mirë në Europë. Kjo do të thotë se ai ishte i mirë, por luan në një ekip që nuk ka pasur një vit të jashtëzakonshëm.

Real Madridi gjithashtu po plaket pak dhe Karlo Ançeloti e përfundoi ciklin e tij. Mbape është një sulmues që shënon gola, por mos i kërkoni të luajë si Mesi, unë, Modriç ose Zidane.

Pastaj, duhet të dish një gjë: ose i ndërton një ekip që luan për të, ose i ndërton një ekip që luan mirë. Kjo është vështirësia”.



Read it all at Bota Sot