Lufta në Ukrainë, Putin vendos 5 kushte për Perëndimin

- Bota Sot

Lufta në Ukrainë, Putin vendos 5 kushte për Perëndimin

Kushtet e presidentit rus Vladimir Putin për ti dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që liderët perëndimorë të premtojnë me shkrim se do të ndalojnë zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe do të heqin disa sanksione, sipas tri burimeve ruse të njohura me negociatat.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron ti jep fund konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ditët e fundit ka treguar zhgënjim në rritje me Putin, duke paralajmëruar dje se lideri rus po "luan me zjarrin" duke refuzuar të marrë pjesë në bisedimet e armëpushimit me Kievin, ndërsa forcat e tij po bëjnë fitime në fushën e betejës, raporton KosovaPress.

Pasi foli me Trump për më shumë se dy orë javën e kaluar, Putin tha se kishte rënë dakord të punonte me Ukrainën për një memorandum që do të përcaktonte parimet e një marrëveshjeje paqeje, duke përfshirë një kornizë kohore për një armëpushim.

Rusia thotë se aktualisht është duke hartuar versionin e saj të memorandumit dhe nuk mund të vlerësojë se sa kohë do të zgjasë.

Kievi dhe qeveritë evropiane kanë akuzuar Moskën për ngecje ndërsa trupat e saj përparojnë në Ukrainën lindore.

“Putin është gati të bëjë paqe, por jo me çdo çmim”, tha një burim rus i njohur me mendimin e zyrtarëve të lartë të Kremlinit, të cilët folën në kushte anonimiteti.

Tri burime ruse thanë se Putin donte një premtim me shkrim nga fuqitë e mëdha perëndimore se aleanca e NATO-s e udhëhequr nga SHBA nuk do të zgjerohej drejt lindjes, gjë që do të përjashtonte anëtarësimin e Ukrainës, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe ish-republikave të tjera sovjetike.

Rusia dëshiron që Ukraina të jetë neutrale, heqjen e disa sanksioneve perëndimore, zgjidhjen e aseteve të ngrira ruse në Perëndim dhe mbrojtjen e ruso-folësve në Ukrainë, thonë burimet.

Kievi zyrtar thotë se Rusisë nuk duhet ti jepet veto për ofertën e Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe këmbëngul se ajo ka nevojë për garanci të forta sigurie nga Perëndimi për të penguar çdo sulm të ardhshëm rus. NATO ka thënë gjithashtu në të kaluarën se nuk do të ndryshojë politikën e saj të "dyerve të hapura" vetëm sepse e kërkon Moska.

Rusia aktualisht kontrollon pak më pak se një të pestën e territorit ukrainas. 



Read it all at Bota Sot