Lautaro kërkon gjithçka

- Bota Sot

Lautaro kërkon gjithçka

Mes shumë intervistave të dhëna nga kapiteni i Interit, Lautaro Martínez, njëra prej tyre për “TNT Sports Mexico”, ka tërhequr vëmendje, ku ai ka folur për ëndrrën e madhe: fitimin e Champions League.

“Çdo ditë e mendoj, po, jam i sinqertë. Është një ëndërr të mbetesh posteri i kujtimeve të klubit si Javier Zanetti. E ëndërroj çdo ditë, shpresoj që atë mbrëmje të jap maksimumin, si gjithmonë, dhe t’i sjell Interit atë trofe që mungon prej 15 vitesh. Champions-i është shumë i rëndësishëm për ne dhe të gjithë tifozët”.

 e ëndërron edhe “Topin e Artë”?

Po, sepse gjithmonë tregoj atë që di të bëj në fushë. Shpresoj ta arrijmë objektivin tonë kryesor, që është Champions League, sepse “Topi i Artë” varet edhe nga të tjerët, duhet të shpresoj në votat e tyre. Duhet parë pozicioni që kam arritur në renditje vitet e fundit, jam përmirësuar çdo ditë, kjo është dëshmi e punës së përditshme”.

Çfarë ka ndryshuar krahasuar me finale e vitit 2023?

Roli im ka ndryshuar, sepse tani jam kapiten dhe kam më shumë përgjegjësi. Duhet t’iu transmetoj qetësi shokëve të skuadrës, edhe ata janë lojtarë me përvojë.

Duhet të lëmë pas momentet e fundit në kampionat, që nuk kanë qenë positive, dhe të fokusohemi te kjo ndeshje që është më e rëndësishmja e sezonit. E kemi arritur këtë objektiv me shumë sakrificë, tani duhet të përgatitemi mirë gjatë javës për të qenë gati të shtunën.



Read it all at Bota Sot