Refuzon të fotografohet duke firmosur kontratën

- Bota Sot

Refuzon të fotografohet duke firmosur kontratën

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, (e martë) e zgjati kontratën e tij me klubin deri në vitin 2031. Megjithatë, ai vendosi ta shtyjë seancën zyrtare fotografike për të shënuar nënshkrimin e kontratës sepse gjyshja e tij, Fatima, nuk mundi të merrte pjesë në ceremoni.

Yamal këmbënguli që ky moment i rëndësishëm të festohej në prani të të gjithë familjes, veçanërisht të gjyshes së tij, e cila është shumë e rëndësishme për të. Ceremonia është planifikuar tani për 13 korrik 2025, kur Jamal do të festojë ditëlindjen e 18-të.

Një prezantim zyrtar do të organizohet në atë kohë në lidhje me kontratën e re, dhe pritet që atij t’i jepet fanella me numër 10, të cilën e mban Ansu Fati. Ky vendim thekson më tej rëndësinë e familjes në jetën e Yamalit dhe dëshirën e tij për të ndarë momentet kyçe me ata që janë më të afërt me të.

Sipas informacioneve nga mediat spanjolle, Jamal do të fitojë 20 milionë euro në sezon, ku thuajse gjysma e tyre janë bonuse. Kjo është një rritje drastike krahasuar me 1.6 milionë eurot që 17-vjeçari ka marrë deri më tani me kontratën e mëparshme.

Me këtë kontratë, Jamal bëhet lojtari i tretë më i paguar në ekip pas Frenkie de Jong (23 milionë euro) dhe Robert Levandovski (25 milionë euro). Kontrata përmban një klauzolë lirimi prej një miliard eurosh, gjë që tregon qartë se sa shumë e vlerëson Barcelona yllin e saj të ri..



Read it all at Bota Sot