Shkodrani fiton trofeun e parë me ekipin e tij

- Bota Sot

Shkodrani fiton trofeun e parë me ekipin e tij

Ditën e djeshme, Nasaf Qarshi ka arritur të fitojë Superkupën e Uzbekistanit.

Pas një fitoreje me shifrat minimale 1-0 ndaj Andijan falë golit të Norchaev, ekipi i Rubin Hebaj fitoi këtë trofe.

Një sfidë tepër e veçantë për ish-sulmuesin e Superiores i cili arriti të fitojë trofeun e tij të parë në Uzbekistan.

Gjithashtu, Rubin Hebaj u aktivizua ditën e djeshme në fushë në minutën e 64-t.

Në janarin e këtij viti, 26-vjeçari shqiptar u transferua tek Nasaf Qarshi me parametra zero. Me ekipin e tij në kampionatin e Uzbekistanit, Hebaj ka arritur të shënojë 2 gola në 6 takime.



Read it all at Bota Sot