City ka një objektiv të ri

- Bota Sot

City ka një objektiv të ri

Manchester City pritet të bëjë ndryshe të mëdha në verë. Pep Guardiola ka dhënë sinjale të qarta se cikli fitues historik i “Citizens” është drejt fundit dhe ekipi ka nevojë për rifreskim për të rikthyer urinë për suksese.

Në këtë kuadër, merkatoja është tepër e lëvizshme në “Etihad”, me shumë emra që po përmenden si për përforcime, ashtu edhe për largime të mundshme.

Një nga objektivat kryesorë është mesfushori i Milanit, Tijjani Reijnders, që është shumë pranë kalimit te City.

Por së fundmi ka dalë në skenë edhe një emër i ri: Rayan Cherki, talenti i ri francez i Lyon-it, shihet si një nga përforcimet më të rëndësishme për rolin e fantazistit, numri 10 klasik. Ky transferim nuk përjashton ardhjen e Reijnders, por do të ishte një shtesë e rëndësishme krahas tij.

Guardiola kërkon me ngulm një mesfushor krijues dhe ofensiv. Fillimisht objektivi kryesor ishte Florian Ëirtz, por me gjermanin që duket se po i afrohet Liverpoolit,

City ka intensifikuar kontaktet me Lyon për Cherki dhe gjithashtu me Nottingham Forest për Morgan Gibbs-White, një tjetër profil që pëlqehet shumë nga tekniku katalanas.



Read it all at Bota Sot