Drejtuesit e Real Madridit janë të bindur se beteja për sulmuesin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, nuk ka mbaruar ende.
Ndërsa Liverpooli tani konsiderohet si favorit për të siguruar transferimin e lojtarit gjerman, Real-i është i bindur se prania e trajnerit të ri Xabi Alonso mund ta detyrojë lojtarin të rimendojë vendimin e tij.
Wirtz dhe Xabi janë të afërt pasi kanë punuar së bashku për tre vjet te Bayer dhe ideja që mesfushori sulmues të ndjekë trajnerin e tij në Madrid mbetet një mundësi, thotë AS.
Bayer po kërkon 150 milionë euro për të shitur Wirtz – një vlerësim që tashmë e ka bërë Manchester Cityn të dalë nga gara.
Real Madrid është i përgatitur t’i afrohet çmimit të Bayer, duke e ditur se Wirtz do të ishte i hapur për të vazhduar punën me Xabin.
Nën drejtimin e spanjollit te Bayer, Wirtz shpërtheu sezonin e kaluar me 18 gola dhe 19 asiste në 49 ndeshje. Ai gjithashtu përfundoi në vendin e 12-të në edicionin e fundit të Topit të Artë.