Chelsea drejt një tjetër goditjeje në sulm

- Bota Sot

Chelsea drejt një tjetër goditjeje në sulm

Chelsea është shumë pranë realizimit të një tjetër transferimi të rëndësishëm në repartin ofensiv.

Sipas asaj që raporton Sky Sports News, klubi londinez ka arritur një marrëveshje me Liam Delap, sulmues premtues i Ipswich Town, për të cilin është aktivizuar një klauzolë largimi prej 30 milionë paundësh.

Delap, i lindur në vitin 2003, ka tashmë përvojë në Premier League dhe ka zgjedhur të bashkohet me Chelsea-n, pavarësisht interesit të madh që ka pasur nga klube si Manchester United dhe Newcastle.

Rënia nga kategoria e Ipswich ka aktivizuar automatikisht klauzolën e tij, duke e bërë atë objektiv të shumë skuadrave angleze, por "Blutë" e Londrës kanë lëvizur me shpejtësi dhe efikasitet, duke fituar garën për shërbimet e tij.

Chelsea po përgatitet seriozisht për Kupën e Botës për Klube, e cila do të zhvillohet në mes të qershorit në Atlanta, dhe Delap shihet si profili ideal: i ri, i gjithanshëm, me potencial të madh zhvillimi dhe i njohur tashmë nga trajneri Enzo Maresca dhe bashkëdrejtori sportiv Joe Shields, të dy me të kaluar te Manchester City, ashtu si edhe vetë Delap.

Ky transferim shkon në linjë me strategjinë e re të klubit, që fokusohet te lojtarët e rinj dhe afatet e gjata kontraktuale me bonuse të strukturuara.

Për Chelsea-n, nënshkrimi me Delap nuk është vetëm një përforcim për të tashmen, por një investim i qartë për të ardhmen, duke marrë parasysh edhe koston totale të operacionit, përfshirë rrogën e lojtarit.



Read it all at Bota Sot