Shqiptari me Rijekën fitojnë edhe Kupën e Kroacisë

- Bota Sot

Shqiptari me Rijekën fitojnë edhe Kupën e Kroacisë

Rijeka ka festuar edhe trofeun e radhës pas titullit të kampionit të Kroacisë në futboll.

Skuadra e Rijekës ka fituar Kupën e Kroacisë.

Rijeka e ka mposhtur me rezultat 1:0 Slaven Belupon në ndeshjen e kthimit të finales.

Futbollisti shqiptar, Lindon Selahi, u paraqit nga minuta e parë për Rijekën duke u zëvendësuar në minutën e 83-të.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1:0 falë golit të futbollistit Djouahra në minutën e 60-të. 

Finalja e parë midis këtyre dy ekipeve përfundoi pa fitues 1:1.



Read it all at Bota Sot