Arsid Kruja tashmë zyrtarisht është futbollisti më i ri i Vllaznisë.
Shkodrani ka firmosur me ekipin e qytetit të tij të lindjes, teksa mbylli aventurën e tij 2-vjeçare me Teutën.
Për të është një rikthim në Shkodër, pasi edhe në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e kuqebluve. Lajmin e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Pas 2 vitesh te Teuta, futbollisti Arsid Kruja rikthehet në Shkodër për të veshur sërish fanellën kuqeblu. Klubi dhe lojtari kanë firmosur kontratën dhe ai do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ri.
Mirë se u riktheheve në shtëpi”, shkruan klubi shkodranë. Kujtojmë se ky është afrimi i parë i Vllaznisë në këtë merkato, teksa të tjerë zyrtarizmi priten në ditët në vazhdim.