Te Pogradeci nuk humbin kohë

- Bota Sot

Te Pogradeci nuk humbin kohë

Te Pogradeci nuk kanë kohë për të humbur dhe ka nisur punë për sezonin e ri.

Kështu drejtuesit fillimisht kanë kthyer fokusin te futbollistët aktualë, të cilët kanë bindur me paraqitjet e tyre në këtë sezon.

I pari që do të vazhdojë qëndrimin në Pogradec është portieri. Marin Staniq dhe klubi kanë rinovuar kontratën mes tyre, me gardianin e portës që do të vijojë të mbajë veshur fanellën e pogradecarëve edhe për 3 sezone tjera.

Kroati u bë pjesë e ekipit tyë Ard Memës në janar të këtij viti dhe i kanë mjaftuar vetëm 5 muaj për të treguar potencialin e tij. 27-vjeçari ka luajtur në Kategorinë e Parë 17 ndeshje.



Read it all at Bota Sot