Aksioni i madh në Shqipëri: Trafikonin armë nga Kosova, 10 veta në pranga

- Gazeta e Prizrenit

Aksioni i madh në Shqipëri: Trafikonin armë nga Kosova, 10 veta në pranga

Hyrja në veturë, shpalosja e armës dhe kontrollimi i saj nga pranuesi, u bë për 30 sekonda.

Prej këtij momenti, Policisë së Shtetit në Shqipëri iu deshën edhe 13 milion e 140 mijë sekonda tjerë, apo 5 muaj, për ta zgjidhur “puzzle”-in ashtu siç e emëruan operacionin, duke zbuluar prejardhjen e pistoletës dhe aktivitetin kriminal që po zhvillohej brenda një grupi prej 14 personash.

Të dyshuarit i ndoqën edhe me dron, e panë se trafikimi i armëve bëhej përtej Shqipërisë.

Policia e Kosovës do t’u duhet edhe më tej autoriteteve policore dhe Prokurorisë në Tiranë për kapjen edhe të dy të dyshuarve tjerë, ngaqë nën pranga përfunduan vetëm 12 persona.

Më i lartë qe numri i armëve që u sekuestruan. Siç bëhet e ditur nga kumtesa e policisë, rasti, nga drejtoria vendore e policisë në Tiranë i është përcjellë Gjykatës së Shkallës së Parë për vendimet e mëtejme.



Read it all at Gazeta e Prizrenit