Aksident i rëndë komunikacioni, të paktën tre të vdekur në Bosnje

- Bota Sot

Aksident i rëndë komunikacioni, të paktën tre të vdekur në Bosnje

Në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bosnje-Hercegovinë, në segmentin rrugor midis Zitomisliq dhe Poçitelj, kanë humbur jetën tre persona.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit Hercegovina-Neretva, Ilijana Milosh, konfirmoi për Klix.ba se edhe dy persona të tjerë janë lënduar, por për momentin nuk dihet shkalla e lëndimeve të tyre.

Rreth orës 04:30 të mëngjesit ndodhi një aksident i rëndë trafiku ku u përfshinë tre automjete në rrugën magjistrale M-17, në vendin Shevash Njive.

Qarkullimi është bllokuar plotësisht dhe në vendin e ngjarjes do të kryhet ekspertiza nga pjesëtarët e Sektorit të Policisë Kriminale me asistencën e Policisë së Çaplinës, nën mbikëqyrjen e prokurorit kujdestar.

Si rrugë alternative për shoferët rekomandohet itinerari Buna – Pijesci – Domanoviçi – Çapljina. 



Read it all at Bota Sot