Llapi apo Vushtrria, sot mësohet se cila prej tyre do të jetë pjesë e Superligës

- Bota Sot

Llapi apo Vushtrria, sot mësohet se cila prej tyre do të jetë pjesë e Superligës

Do të zhvillohet sot ndeshja e barazhit mes Vushtrrisë dhe Llapit, për një vend në Albi Mall Superligën e Kosovës për sezonin 2025/26.

Ky takim është planifikuar të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 16:00.

Vushtrria vjen si fituese e ‘play-off’-it të Ligës së Parë, pasi si vend i dytë i Grupit B, mposhti 3-1 rivalët e Lirisë, të cilët përfunduan në pozitën e dytë në Grupin A.

Në anën tjetër, Llapi e ka mbyllur sezonin më të dobët që nga inkuadrimi në Superligë, duke përfunduar në pozitën e tetë në tabelë dhe duke u detyruar për këtë ndeshje barazhi për të mbetur në elitë.



Read it all at Bota Sot