Real Madrid fillon përgatitjet për sezonin e ri

- Bota Sot

Real Madrid fillon përgatitjet për sezonin e ri

Real Madrid ka nisur nga përgatitjet për sezonin e ri, ku tashmë ka zyrtarizuar trajnerin Xabi Alonso si dhe përforcimet e para, si Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold. Mediat spanjolle bëjnë me dije se Xabi Alonso iu ka bërë një kërkesë surprizuese drejtuesve të Realit, që i ka zënë jo pak në befasi.

Trajneri i ri i madrilenëve ka kërkuar një përforcim shtesë në sulm, një sulmues i tipit Joselu, i cili rezultoi shumë vendimtar gjatë sezonit 2023-2024, ku Real Madrid fitoi Champions League dhe La Ligën.

Zgjedhja e Xabi Alonso është kroati i Osasuna-s, Ante Budimir, i cili shënoi 21 gola në La Liga sezonin e fundit.

33-vjeçari kroat ka pasur një sezon të shkëlqyer me Osasunën, duke demonstruar edhe një herë efektivitetin e tij në sulm, lojën ajrore dhe aftësinë e tij për të kapur në befasi qendërmbrojtësit kundërshtarë.

Edhe pse nuk është një nënshkrim i profilit të lartë, përvoja në La Liga dhe stili i tij e bëjnë atë një profil ideal për llojin e sulmuesit që Xabi Alonso po kërkon. Transferimi te një klub si Reali është një mundësi unike në karrierë për Budimir, ndërsa për Osasuna-n një mundësi e mirë ekonomike, edhe pse transferimi i kroatit te Reali pritet të jetë për një shifër ekonomike 10-15 milionë euro.



Read it all at Bota Sot