Sot në orën 21:00 në Munich do të luhet finalja më e rëndësishme e këtij sezoni, ajo në Champions League mes PSG-së dhe Interit.
Zikaltrit rikthehen në finale pas dy sezonesh, ku në vitin 2023 u mundën nga Man. City 1-0, ndërsa parizienët rikthehen në finale pas 5 sezonesh, ku në vitin 2020 u mundën nga Bayern 1-0.
Finalja do të luhet në “Allianz Arena”, por stadiumi bavarez do të ndryshojë emër vetëm për finalen e sotme, për shkak të një rregulli të vendosur nga UEFA, e cila nuk i njeh sponsorizimet e stadiumeve në rregulloret apo dokumentet e saj zyrtare.
Për këtë arsye, emri “Allianz” , e cila është një kompani gjermane e shërbimeve financiare me qendër në Munich, duhet të hiqet përkohësisht.
Ky rregull u zbatua edhe verën e kaluar gjatë ndeshjeve të Euro 2024 që u luajtën në Munich, ku emri i stadiumit nga “Allianz Arena” u ndryshua përkohësisht në “Munich Football Arena”, këtë emër pritet të mbajë edhe finalen e sotme.