Nexhat Fejzulli, në kampin stërvitor të Barcelonës!

- Bota Sot

Nexhat Fejzulli, në kampin stërvitor të Barcelonës!

Sulmuesi i talentuar i Rabotnickit nga Shkupi, Nexhat Fejzulli, ka disa ditë që po stërvitet në kampin AMPI nën organizim të Fudbol Forëard në Loret de mar të Barcelonës.

Te ky kamp, ai do të qëndrojë deri ditën e diel.

Fejzulli është nga fshati Sllupcan. Ai është 18 vjecar dhe ka vite që është pjesë e Rabotnickit, duke qenë pjesë e rëndësishme e ekipit të të rinjve.

Ai karrierën e ka nisur te shkolla e futbollit Viktoria në Sllupçan tek trajneri Naser Ajdini.



Read it all at Bota Sot