Avioni përplaset në Gjermani, dy të vdekur

- Bota Sot

Avioni përplaset në Gjermani, dy të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vogël është përplasur në një ndërtesë banimi në Gjermaninë perëndimore.

Policia gjermane njoftoi se incidenti ka ndodhur rreth mesditës të së shtunës në Korschenbroich, pranë qytetit Monchengladbach.

Avioni ka goditur tarracën e ndërtesës dhe ka shpërthyer zjarri, duke shkaktuar dëme të shumta në banesë.

Policia tha se dy persona vdiqën duke përfshirë pilotin e avionit. Nga tre personat e regjistruar si banues në ndërtesë, dy nuk ishin aty në momentin e përplasjes dhe më vonë u kontrolluan në polici.

Piloti ishte nisur nga Alkersleben, pranë qytetit lindor gjerman Erfurt sot në mëngjes dhe kishte planifikuar të aterronte në aeroportin e Monchengladbach, por raportoi se kishte probleme teknike.



Read it all at Bota Sot