PSG dhe Inter kanë zbritur në fushë për të luajtur finalen e Champions.
Ndeshja në Mynih u prit nga një koreografi madhështore e tifozëve të PSG-së, ndërsa e njëjta gjë nuk ndodhi me zikaltrit.
Kështu telashet me ultrasit kanë ndikuar edhe në tribuna. Tifozët e Interit kishin vetëm flamuj dhe mesazhe në duar.
Në anën tjetër ultrasit e PSG-së hapën koreografinë madhështore.
“Së bashku jemi të pamposhtur”, shkruhej nga parizienët.