Skuadra e Partizanit ka njoftuar ditën e sotme arritjen e marrëveshjes me futbollistët Elson Himallari dhe Dion Vata, të cilët vijnë nga akademia e “Demave të Kuq”.
"Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistët Elson Himallari dhe Dion Vata.
Dy lojtarët e talentuar kampion këtë sezon me ekipin U-16, tashmë zyrtarisht janë pjesë e organikës së ekipit të parë.
Himallari dhe Vata të cilët debutuan me skuadrën në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Dinamo City janë produkt i Akademisë Partizani dhe kanë nënshkruar me klubin kontrata 3 vjeçare".