Legjenda e UFC-së, Khabib Nurmagomedov ishte i ftuar nderi i finales së madhe së Ligës së Kampionëve, që u luajt mbrëmë në Mynih të Gjermanisë.
PSG-ja e shkatërroi Interin në këtë finale, duke fituar 5-0, madje duke thyer rekord, si fitorja më e madhe e arritur, që nga ribrendimi i Ligës së Kampionëve më 1992.
Gjatë festës së PSG-së, pas ndeshjes, Khabib u fut në fushë, dhe duke bërë një fotografi, ai e shfrytëzoi rastin të ngacmojë trajnerin e klubit parisien, Luis Enriquen.
“Një, dy, tre, Hala Madrid!”, tha Khabib gjatë atij momenti, i cili shkaktoi të qeshura.
Postimi: