Sulmuesi i jep lamtumirën ekipit të tij!
Nesër nis aventurën e re!
Florenc Farruku bëri një sezon fantastik te Burreli, por tashmë i ka thënë lamtumirë.I kërkuar nga shumë skuadra të Superiores, sulmuesi e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai njofton largimin nga klubi matjan duke falendëruar të gjithë për mbështetjen.
Bëjmë me dije se që nga nesër ai do të jetë lojtari më i ri i Dinamos.