Manchester United sot prezantoi blerjen e bujshme të merkatos së verës, Matheus Cunhas.
Braziliani ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra e vlefshme deri në vitin 2030.
Pasi kaloi testet mjekësore, ai sot u prezantua si lojtar i “Djajve të kuq” dhe lajmi mori dhenë në rrjetet sociale.
Wolverhampton nuk mund ta pengonte këtë transferim. United pagoi klauzolën e tij të largimit, rreth 62,5 mln paundë.