Mesfushori i shfryn Inzaghit: Pse nuk më aktivizove?

- Bota Sot

Mesfushori i shfryn Inzaghit: Pse nuk më aktivizove?

Nata e tmerrshme në Mynih e Interit nuk do të kalojë pa pasoja, dhe ato kanë filluar që pak minuta pas humbjes së thellë në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj PSG-së.

“Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se ka pasur menjëherë një sherr mes një prej lojtarëve që qëndruan në stol gjatë 90 minutave dhe trajnerit Simone Inzaghi.

Davide Fratezi, i cili ishte një nga protagonistët kryesorë të kualifikimit si ndaj Bajern Mynih, ashtu edhe Barcelonës gjatë rrugëtimit në këtë turne, i ka kërkuar shpjegime Inzagit se pse nuk i dha minuta në finale.

Fratezi ka qenë i pakënaqur dhe ka pasur një përplasje verbale me teknikun që preferoi ta mbante atë në nxemje e më pas e uli në pankinë pasi kreu të pesë zëvendësimet.

Sinjale tensioni pas një disfate historike, por edhe krisje totale mes palëve, pasi prej kohësh Fratezi ka bërë të qartë se nuk do të durojë më stolin.

Nëse Inzagi vendos të qëndrojë, largimi i Fratezit nga Interi bëhet i sigurt. Ndërsa gjërat mund të ndryshojnë me një trajner tjetër në pankinë, gjithmonë nëse ai i garanton më shumë minuta në fushë mesfushorit të Italisë.



Read it all at Bota Sot