Luis Enrique e merr nga Real Madridi

- Bota Sot

Luis Enrique e merr nga Real Madridi

PSG fitoi mbrëmë trofeun e Champions League për herë të parë në histori, pasi mposhti Inter 5-0 në finalen e luajtur në “Allianz Arena” në Munich. Një meritë të madhe në këtë sukses të francezëve ka padyshim trajneri Luis Enrique. Spanjolli e fiton për herë të dytë Champions League në karrierën e tij si trajner, pasi më parë e kishte fituar me Barcelonën në vitin 2015.

PSG dhe sidomos Luis Enrique morën urime të shumta pas suksesit historik, por një nga urimet më të bukura është padyshim ai i Real Madrid. “Urime për PSG-në dhe tifozët e tyre për triumfin e merituar në Champions League 2024-2025.

Dhe një urim i veçantë për të dashurin tonë Luis Enrique, me një kujtim të përzemërt dhe plot dashuri për vajzën e tij Xana”, shkruhet në reagimin zyrtar të klubit madrilen.

Kujtojmë se pak vite më parë, vajza e Luis Enrique, Xana, u nda nga jeta për shkak se vuante nga një sëmundje e rrallë që prek kockat.



Read it all at Bota Sot