Më 2 qershor 1946, në një referendum, italianët votuan për ta kthyer Italinë nga një monarki në Republikë. Pas referendumit, Mbreti Italian Umberto II ikën në mërgim.
Më 2 e 3 qershor 1946 do të mbahej referendumi institucional i shpallur për votim të përgjithshëm, me të cilin italianët thirreshin në kutitë e votimit për t’u shprehur mbi formën e qeverisjes që donin t’i jepnin vendit pas rënies së fashizmit, monarki apo republikë.
Pas 85 vjetësh mbretëri, me 12 milionë e 718 mijë e 641 vota pro dhe 10 milionë e 718 mijë e 502 kundër, Italia bëhet Republikë dhe monarkët e shtëpisë së Savojës emigrojnë.
Më 2 qershor festohet lindja e kombit, në mënyrë të ngjashme me 14 korrikun francez (përvjetori i marrjes së Bastiles) dhe më 4 korrikun e Shteteve të Bashkuara - ditë në të cilën më 1776 ishte nënshkruar deklarata e pavarësisë.
Është një moment shumë i rëndësishëm edhe për faktin se në botë jetojnë rreth gjashtëdhjetë milionë pasardhës të italianëve të emigruar dhe katër milionë e pesëqind mijë me pasaportë italiane që jetojnë jashtë vendit.