Presidenti i Serbisë ka deklaruar së fundmi se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, ndonëse nuk dha ndonjë afat apo detaje të tjera specifike.
Në lidhje me këtë, politikani serb Boban Bogdanoviq, ka folur në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, duke theksuar se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.
“Është një tentativë klasike për të paraprirë rrëzimin e pushtetit të tij.
Zgjedhjet e parakohshme do të ndodhin gjithsesi, sepse ai tashmë e ka vendosur këtë si një nga parakushtet, përpara se të përmbyllen përgatitjet”, u shpreh Bogdanoviq.