Alishani: Shaqir Totaj, kryetar kukull i Prizrenit

- Gazeta e Prizrenit

Alishani: Shaqir Totaj, kryetar kukull i Prizrenit

Asambleistja Dafina Alishani nga LVV-së e konsideron Shaqir Totajn “kryetar kukull” për siç ka thënë, pas heshtjes ndaj kërcënimeve dhe përplasjes fizike mes stafit të tij.

Ajo kërkon ndërhyrjen e institucioneve.

Reagimi i plotë i Alishanit:

Kush është kryetari real i Prizrenit?

Shaqir Totaj ka heshtur kur është kërcënuar zyrtarja në urbanizëm nga shefi i kabinetit.

Përsëri po hesht pas konfliktit të shefit të kabinetit të tij dhe drejtorit të shërbimeve publike.

Bile ky rast i dytë nuk qenka vetëm konflikt verbal por edhe fizik!

Shaqir TUTAJ, mos u TUT.
Nëse nuk je në gjendje me e mbrojtë ekzekutivin tënd nga belaja e shefit tënd atëherë je vetëm një kryetar kukull asgjë më shumë.

Institucionet duhet të merren me këtë qeverisje që kur nuk realizohen interesat personale të tyre, kërcënojnë, sulmojnë, frikësojnë shërbyes civil dhe staf politik.



Read it all at Gazeta e Prizrenit