“Rrjeti i Merimangës” – Ukraina sulmon me 117 dronë baza ajrore strategjike në Rusi

- Bota Sot

“Rrjeti i Merimangës” – Ukraina sulmon me 117 dronë baza ajrore strategjike në Rusi

Më 1 qershor, Ukraina kreu një sulm të paparë dhe të planifikuar për 18 muaj, duke përdorur mbi 100 dronë për të goditur baza ajrore thellë brenda territorit rus. Operacioni, i quajtur “Rrjeta e Merimangës”, goditi pesë rajone në Rusi, përfshirë Murmansk dhe Irkutsk, duke synuar bombardues strategjikë me kapacitet bërthamor.

Dronët, të futur kontrabandë nëpërmjet kamionëve me kabina druri dhe të komanduar nga distanca, arritën të godisnin avionë strategjikë si Tu-95, Tu-22 dhe Tu-160, duke shkaktuar dëme të mëdha. Sipas Ukrainës, u shkatërruan të paktën 13 bombardues, ndërsa Moska konfirmoi dëmtime vetëm në disa aeroplanë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili mbikëqyri operacionin, tha se ky sulm ishte rezultat i një pune intensive prej më shumë se një viti e gjysmë dhe e konsideroi një goditje të rëndësishme ndaj kapaciteteve ushtarake ruse.

Shkalla e sulmit dhe aftësia për të infiltruar dronët pa u zbuluar dëshmojnë një operacion të sofistikuar dhe strategjik që sipas Ukrainës i ka kushtuar Rusisë rreth 7 miliardë dollarë.

Ky veprim përbën një nga sulmet më të mëdha të teknologjisë dron në konfliktin Ukrainë-Rusi dhe tregon për avancimet në taktikat ushtarake të Ukrainës.



Read it all at Bota Sot