Kushtet e Rusisë për paqen/ Njohje e territoreve të pushtuara dhe një Ukrainë neutrale

- Bota Sot

Kushtet e Rusisë për paqen/ Njohje e territoreve të pushtuara dhe një Ukrainë neutrale

Mediat shtetërorE ruse kane nxjerre kushtet e Moskes për një armëpushim ne Ukraine, te cilat u refuzuan nga Kievi si te papranueshme. Gjate raundit te dyte te negociatave ne Staboll, negociatorët rusë i kanë paraqitur Ukrainës dy opsione për armëpushim.

Agjencia e lajmeve RIA thotë se opsioni i parë do të kërkonte që Ukraina të fillonte një tërheqje të plotë të të gjitha forcave të saj nga katër rajone të vendit që Rusia i ka pretenduar si territor të saj: Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Opsioni i dytë do të ishte një marrëveshje “paketë” që përmbante një numër kushtesh.

Agjencia e lajmeve TASS e Rusisë thotë se tërheqja e plotë e forcave të armatosura të Ukrainës nga territori i kontrolluar nga Rusia “duhet të kryhet brenda 30 ditëve nga armëpushimi”.

Gjithashtu në memorandumin e Rusisë është kërkesa që të ketë njohje ndërkombëtare të Krimesë, Donbasit dhe Novorossisë si pjesë të Rusisë. Kremlini gjithashtu kërkon që Ukraina të mbetet neutrale.

Palët negociuan per shkëmbimin e rreth 1000 te burgosurve te luftës, teksa Rusia propozoi një armëpushim per dy-tre dite ne zona te caktuara.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e refuzoi armëpushimin, duke i quajtur ruset idiote, pasi nje armëpushim do te thotë qe nuk do te kete te vrare.

Propozimi zyrtar i Ukrainës sugjeron që disa sanksione ekzistuese kundër Rusisë mund të hiqen në rast të një armëpushimi të plotë. Megjithatë, plani përfshin një kusht kyç: sanksionet do të rivendosen automatikisht nëse Rusia shkel kushtet e armëpushimit.



Read it all at Bota Sot