Paniku në ajër i kushton jetën: 19-vjeçarja serbe bie nga parashuta në Budvë

- Bota Sot

Paniku në ajër i kushton jetën: 19-vjeçarja serbe bie nga parashuta në Budvë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Budva të Malit të Zi, ku një vajzë 19-vjeçare nga Serbia, Tijana Radonjic, humbi jetën pasi çliroi vetë rripin e sigurimit gjatë një fluturimi me parasailing.

Ngjarja tragjike është regjistruar në video. E reja, e cila sipas raportimeve kishte pranuar një fluturim falas nga një përfaqësues i kompanisë së parasailing, duket në video duke përpjekur të heqë jelekun dhe rripin e sigurisë vetëm disa sekonda para se të rrëzohej në det nga një lartësi prej mbi 50 metrash.

Dëshmitarët thanë se e dëgjuan duke bërtitur në panik “Zbritmë poshtë!”, ndërsa disa media lokale spekuluan se mund të ketë pasur një sulm paniku.

Trupi i saj u nxor nga deti pa shenja jete. Kompania e fluturimeve po bashkëpunon me autoritetet, ndërsa autopsia dhe hetimet janë në pritje të rezultateve përfundimtare.



Read it all at Bota Sot