Ysni Ismaili u zyrtarizua te Dinamo ditën e djeshme, me futbollistin që tashmë nis një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike. Një hap i rëndësishëm për futbollistin, i cili do të ketë mundësinë të luajë me “Blutë” në Conference League.
23-vjeçari mbylli një sezon fantastik me Vorën në Kategorinë e Parë, ku u shpallën edhe kampionë.
Pikërisht këto të fundit kanë reaguar ditën e sotme në rrjetet sociale dhe falenderojnë lojtarin për kontributin e dhënë.
“Futboll Klub Vora dëshiron të falënderojë Ysni Ismailin, për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm e dhënë me fanellën e Vores.
Së bashku kemi shkruar momente të paharrueshme në historinë e klubit tonë, duke dhëne një ndihmë të madhe në arritjen e objektivit tonë "Superiore". Të urojmë suksese në karrierën tënde të re.