Luis Diaz është i gatshëm që të bëjë gjithçka për të kaluar tek Barcelona dhe për këtë arsye ai pritet ta refuzojë ofertën e rinovimit të kontratës me Liverpoolin.
Sulmuesi i Liverpoolit e ka vendosur si synim transferimin tek Barcelona, sipas mediumit spanjoll Mundo Deportivo dhe është pajtuar me kushtet me kampionin spanjoll për një lëvizje tek blaugranasit.
Klubet megjithatë ende nuk kanë arritur një marrëveshje sa i përket çmimit të kolumbianit.
Një nga prioritetet për drejtorin sportiv Deco dhe Hansi Flick këtë verë do të jetë përforcimi i krahut të majtë të sulmit.
Emra si Nico Williams dhe Marcus Rashford janë përmendur, por Diaz mbetet prioriteti kryesor i klubit.
Me Liverpoolin që pritet të bëjë një ofertë mbi 130 milionë euro për Florian Wirtz, ata shpresojnë se 85 milionë eurot e ofruara për Diaz do të kompensojnë një pjesë të transferimit të gjermanit.
Teksa ‘Të Kuqtë’ kanë tentuar të iniciojnë bisedimet e rinovimit të kontratës me përfaqësuesit e lojtarit, kolumbiani ka bllokuar çdo përpjekje të klubit si dhe ka refuzuar ofertat luksoze nga Arabia Saudite.
Që prej se u transferua në ‘Anfield’ nga Porto në janar të 2022, ai ka fituar Ligën Premier, FA Cup si dhe dy herë Carabao Cup.
Gjatë kësaj periudhe ai ka realizuar gjithashtu 41 gola në 148 ndeshje.