Moggi mbron Interin

- Bota Sot

Moggi mbron Interin

Brenda faqeve të gazetës “Libero” mund të lexohet një editorial i shkruar nga Luciano Moggi, i cili rikthehet te humbja 5-0 e Interit në finalen e Champions League: “Në Mynih u konsumua një disfatë pa precedentë në historinë e finaleve të Champions-it.

Aty pamë Interin që humbi 5-0 ndaj PSG-së dhe shënoi fundin e një cikli. E dhimbshme për ne si italianë që e pamë skuadrën zikaltër të dalë e mundur në dy finale Champions-i brenda tri viteve.

Barella, Lautaro, Calhanoglu, Dimarco dhe Thuram, zakonisht vendimtarë në ekonominë e lojës së skuadrës, nuk ishin në nivelin e tyre. Për këtë arsye është e vështirë ta kritikosh Interin.

Edhe pse humbi, tregoi se është të paktën skuadra e dytë më e mirë në Europë.

Po bëhen shumë kritika mbi punën e Inzaghit, por askush nuk përmend se kur duhej ta zëvendësonte Calhanoglu, teksa ishte i detyruar të fuste Asllanin, i cili sigurisht nuk vlen sa turku. Kur duhej ta zëvendësonte Lautaron apo Thuram, duke pasur në stol Taremin si alternativë, i cili nuk ka vlerën as të argjentinasit, as të francezit.

Nuk mund të kritikohet as klubi, sepse është e pamundur të kesh rezerva që vlejnë sa titullarët. Formacioni titullar që zakonisht Interi ka nxjerrë në fushë është në Itali më i miri, ose ndër më të mirët. Kritikat e shumta do ishte mirë të kujtonin kur Interi eliminoi skuadra të forta si Bayerni dhe Barcelona.

Në këtë kuadër, mendoj se Interi do të bënte mirë ta mbante fort trajnerin Inzaghi, përveç rasteve kur ai vetë do të donte të largohej. Sidomos, sepse më e keqja zakonisht vjen pas dhe Juventusi është shembull i qartë i asaj që po them”.



Read it all at Bota Sot