Shqipëria U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në transfertë ndaj Bullgarisë, më 6 dhe 9 qershor.
Skuadra ka nisur grumbullimin për këto përballje, ndërsa trajneri Julian Ahmataj ka përzgjedhur 20 futbollistë.
Nga lista, 14 lojtarë aktivizohen në klube jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër vjen nga kampionati shqiptar.
Takimi i parë Bullgari – Shqipëri do të luhet më 6 qershor në orën 18:00, ndërsa ndeshja e dytë është planifikuar më 9 qershor në orën 10:00. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Chavdar Stadium”.
Trajneri Julian Ahmataj dhe stafi teknik i ekipit kombëtar U-19 do të kenë mundësinë të testojnë dhe të shohin gjendjen aktuale të skuadrës në këto dy takime të rëndësishme.