Florian Kadriu afër largimit nga FC Shkupi

- Bota Sot

Florian Kadriu afër largimit nga FC Shkupi

Florian Kadriu në sezonin e ri me shumë gjasa do të luaj me një fanellë tjetër.

Me mbylljen e sezonit, 29 vjeçarit i ka përfunduar kontrata me FC Shkupin dhe të njejtën pritet mos ta rinovojë, duke bërë që këtë verë të kërkojë një ambient të ri për tu transferuar.

Ashtu siç mëson ‘Sportmania’ për momentin për Florian Kadriun janë të interesuar dy klube të vendit tonë, ku skuadra e Vardarit ka shfaqur interesim për kërçovarin si dhe nga ana tjetër Sileksi.

Gjithashtu interesim për 29 vjeçarin është shfaqur edhe nga Turqia, duke mos u bërë i ditur deri më tani se për cilin klub konkretisht bëhet fjalë.

Florian Kadriu gjatë karrierës së tij ka luajtur për shumë klube të ndryshme si Struga, Renova, Rabotniçki, Tirana, Erzeni, Teuta si dhe Sabaili e Aturau.



Read it all at Bota Sot