Fabregas përpara të gjithëve

- Bota Sot

Fabregas përpara të gjithëve

Stoli i Interit ka mbetur pa Simone Inzaghin, trajneri ka njoftuar lamtumirën e tij klubit zikaltër për të pranuar ofertën faraonike nga Al Hilal. Një ndarje e dhimbshme, e cila erdhi pas humbjes së rëndë në finalen e Ligës së Kampionëve, por që duhet të metabolizohet shpejt.

Është e nevojshme të bëhet kjo, koha është më shumë se kurrë tiranike, me një Kupë Bote për Klube që do të fillojë në më pak se dy javë. Interi do të fluturojë për në SHBA të mërkurën e javës së ardhshme dhe do ta bëjë këtë me një skemë organizative të përcaktuar.

Kjo do të thotë që Marotta do të duhet ta zgjidhë çështjen e trajnerit të ri brenda 48 orëve, ose pak më shumë. Objektivi numër një është Cesc Fabregas. Spanjolli është trashëgimtari i zgjedhur për stolin e Interit për shkak të moshës, ideve, perspektivave të tij.

Megjithatë, pista Fabregas nuk shtë e vetmja. Shikimi shkon dhe drejt profileve të tjera si Christian Chivu, Patrick Vieira dhe Roberto De Zerbi.

Dy të parët janë të lidhur me Interin nga një e kaluar si lojtarë, rumuni ka trajnuar gjithashtu ekipet e të rinjve dhe fakti që ai ende nuk ka rinovuar me Parmën mund të thotë diçka (megjithëse ai u kërkua edhe nga Ajax).

Francezi ka bërë një punë të shkëlqyer me Genoa-n, e cila në fakt po përshpejton rinovimin përpara se dikush të mendojë për të.

Situata është ndryshe për De Zerbin, këtë mëngjes ai mohoi gjithçka, duke thënë se donte të qëndronte te Marseja. Ish-lojtari i Sassuolos dhe Brighton është gjithashtu një tifoz i njohur i Milanit, por në futbollin modern kjo pengesë duket më e lehtë për t’u kapërcyer.



Read it all at Bota Sot