Në një intervistë për radion spanjolle “COPE”, sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal foli për garën për Topin e Artë dhe sfidën mes Spanjës dhe Francës në gjysmëfinalen e Nations League.
Një përballje që mund të vendosë shumë për Topin e Artë, pasi do të përballet me një kandidat serioz, sulmuesin Ousmane Dembele, fitues i Champions League me PSG.
“Secili që voton i sheh gjërat në mënyrën e vet. Shpresoj që ta fitojmë sfidën ndaj Francës dhe kjo të më ndihmojë për të fituar edhe Nations League. Por mendoj se ka edhe kandidatë të tjerë”, tha Yamal.
Yamal vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm pas titullit të fituar me fanellën “blaugrana”. “Dembele është një lojtar i madh, që fitoi tripletën. Por unë jam i fokusuar te Spanja dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat”, tha Yamal.