Dinamo firmos me sulmuesin 23-vjeçar

- Bota Sot

Dinamo firmos me sulmuesin 23-vjeçar

Dinamo ka prezantuar një afrim të ri në sulm. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka gjetur gjuhën e përbashkët me Florenc Farrukun, i cili vjen nga radhët e Burrelit.

23-vjeçari është afrimi i dytë zyrtar i Dinamos pas mbrojtësit Ysni Ismaili. 

“Mirë se vjen Florenc Farruku!

Florenc Farruku është sulmuesi më i ri i Dinamo City. Lojtari matjan ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Sulmuesi 23-vjeçar ka spikatur në sezonin e fundit si golashënues me fanellën e Burrelit. Ai është afrimi i dytë zyrtar i Dinamo City, pas Ysni Ismailit.”, shkruan Dinamo.



Read it all at Bota Sot