Real Madridi po kërkon të rimarrë kontrollin mbi të ardhmen e lojtarit yll të River Plate, Franko Mastantuono.
Interesimi i fundit nga PSG-ja, po e bën “Los Blankos” që të përshpejtojë përpjekjet e tyre për të siguruar argjentinasin.
Asnjë marrëveshje nuk është finalizuar me PSG-në dhe ylli argjentinas është i etur për një transferim në kryeqytetin spanjoll. Mastantuono, cilësohet si e ardhmja e futbollit argjentinas, ku me paraqitjet e tij me River Plate ka bërë të gjithë botën të hedhin sytë nga ai.
Që nga debutimi me skuadrën e parë ka bërë 61 paraqitje, duke shënuar 10 gola dhe 7 asistime për gjigantin argjentinas.