Kalon të Manchester City

- Bota Sot

Kalon të Manchester City

Manchester City ka arritur marrëveshje me AC Milan për transferimin e mesfushorit holandez Tijjani Reijnders.

Sipas medieve të huaja, marrëveshja verbale është finalizuar të hënën dhe tashmë ka hyrë në fuqi, transferim që kap shifrën rreth 70 milionë euro, përfshirë bonuset.

Reijnders, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Milanit gjatë sezonit të fundit në Serie A, shihet si një përforcim kyç për mesfushën e skuadrës së Pep Guardiolës për sezonin e ardhshëm.

Zyrtarizimi i holandezit tek ‘Qytetarët’ do të bëhet pasi lojtari të kryej kontrollet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën me klubin nga ‘Etihad Stadium’.



Read it all at Bota Sot