Pas vetëm gjashtë muajsh në petkun e skuadrës turke, Bodrumspor, kapiteni i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, i thotë lamtumirë këtij kolektivi.
Tani e presin sfida të reja mesfushorin shqiptar.
Për futbollistin kanë shprehur interesim disa klube turke.
Ai erdhi në Bodrumspor nga Trabzon në afatin kalimtar dimëror.
Ndryshe, në rrjetet e tij sociale, Bardhi i falënderoi të gjithë te Bodrumspor.