PSG do të akomodohet në Kaliforni…

- Bota Sot

PSG do të akomodohet në Kaliforni…

Pasi u kualifikua për edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube (14 qershor - 13 korrik) të riformatuar nga FIFA, PSG do të krijojë kampin e saj bazë në Universitetin e Irvine, që ndodhet në juglindje të Los Angeles.

Një zgjedhje e njoftuar nga FIFA, e cila ka zyrtarizuar vendndodhjet e 32 ekipeve të kualifikuara.

Lojtarët parizienë, të cilët do të udhëtojnë për në ‘Qytetin e Engjëjve’ nga 10 qershori, do të jenë jo shumë larg atyre të Botafogos, me seli në Santa Barbara, dhe atyre të Atlético Madridit, Monterrey dhe Interit, të gjitha të përqendruara në Los Angeles.

"Ekipet do të përfitojnë gjithashtu nga ambiente të ndryshme të tjera gjatë gjithë garës. Vende specifike stërvitore, të vendosura pranë stadiumeve të garës, do tu ofrojnë ekipeve pika të shkëlqyera fillimi një ditë para ndeshjeve dhe gjatë gjithë fazës së grupeve", tha FIFA.

Universiteti kalifornian ndodhet 80 km larg stadiumit Rose Bowl në Pasadena (89.000 vende), ku parizienët do të luajnë ndeshjen e tyre të parë më 15 qershor kundër Atléticos (ora 21:00), pastaj të dytën kundër Botafogos natën e 19-20 qershorit (ora 3:00 e mëngjesit).

Fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve do të shkojnë më pas në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara për tu përballur me Seattle Sounders më 23 qershor (ora 21:00).



Read it all at Bota Sot