Asllani nuk bind, Interi ka një problem në mesfushë

- Bota Sot

Asllani nuk bind, Interi ka një problem në mesfushë

Sipas “Gazzetta dello Sport” klubi zikaltër ka një problem të madh në mesfushë pasi si Çalhanoglu dhe Asllani nuk japin garanci për të ardhmen.

Në analizën e publikuar në njërën prej gazetave më të mëdha sportive në Itali thuhet se mesfushori turk nuk është më në lartësinë e duhur.

Çalhanoglu mbylli ndeshjen më të rëndësishme të jetës me 12 topa të humbur dhe dhe vetëm 43 pasime të sakta.

Ndërsa në kampin francez ishte Vitinja me 90 pasime të sakta ai që udhëhiqte mesfushën me autoritet i ndihmuar nga Zhoão Neves (66) dhe Fabian Ruiz (63).

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për shqiptarin. Asllani nuk ndihmoi aspak Interin pasi kur u fut në lojë në finalen e Mynihut dështoi të linte gjurmë.

Paraqitjet e bëra nga Çalhanoglu dhe Asllani kanë shqetësuar tej mase drejtuesit e Interit, të cilët do të kërkojnë të gjejnë zgjidhje në merkato përballë një problemi që mund të peshojë shumë në ekonominë e sezonit të ri.



Read it all at Bota Sot