Rejinders flet për mundësinë e transferimit të Manchester City

- Bota Sot

Rejinders flet për mundësinë e transferimit të Manchester City

Tijjani Rejinders është pranë transferimit te Manchester City.

Mesfushori holandez ka pasur dy sezone fantastike me Milanin, duke ngjallur interesim të shumë skuadrave për transferimin e tij.

Ai së fundi ka komentuar mundësinë për tu bashkur me Manchester Cityn gjatë afatit kalimtar veror.

”Klubet janë ende në bisedime. Për mua është vetëm çështje pritjeje. Unë personalisht kam pasur një vit fantastik në Milano. Premier League është e pabesueshme, ju ëndërroni për të si djalë.”, ka deklaruar Rejinders.

Holandezi ka qenë këtë sezon një nga lojtarët më të mirë të Milanit, ku ka bërë 54 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola dhe 5 asistime.

Manchester City raportohet se është i gatshëm ti paguaj Milanit plot 70 milion euro për transferimin e Rejinders.



Read it all at Bota Sot