Media serbe mbetet pa fjalë nga shqiptarët, përmend shifrën 13 mijë euro

- Bota Sot

Media serbe mbetet pa fjalë nga shqiptarët, përmend shifrën 13 mijë euro

E shtuna e madhe po vjen, 7 qershori (20.45), shqiptarët kudo që jetojnë e veprojnë me padurim e presin super përballjen mes

Shqipërisë dhe Serbisë, në kuadër të Grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Media serbe “B92” mbetet pa fjakë nga shqiptarët!

 E para, mbi 200 mijë shqiptarë kanë aplikuar për një biletë, kjo dëshmon se sa janë shumë të lidhur me futbollin. 

“Biletat kushtojnë deri në 13,000 euro”, është titulli i mediumit serb.  

“Është pak të thuash se ka eufori midis tifozëve shqiptarë përpara vizitës së Serbisë në Tiranë për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se ka marrë mbi 200,000 kërkesa për bileta për ndeshjen historike me Serbinë të paraparë për 7 qershor në stadiumin "Air Albania".

Duhet të kujtojmë, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shpërndajë 22,500 bileta për ndeshjen me short pikërisht për shkak të interesimit të madh nga tifozët, si vendas ashtu edhe të huaj”, shkruan mes të tjera media serbe.

"Në veçanti, në faqen e internetit të njohur "Viagogo" për shitjen e biletave, biletat për ndeshjen Shqipëri - Serbi shiten me një çmim prej 170 eurosh, më e lira, deri në një çmim marramendës prej 13,000 eurosh, më i shtrenjti që ofrohet në këtë faqe interneti".



Read it all at Bota Sot