Joan Garsia po përballet me një situatë të paprecedentë për të.
Porieri i Espanjolit po kërcënohet nga tifozët, pasi raportohet se ka pranuar ofertën e Barcelonës.
Shkrime në muret e qytetit janë bërë virale, ndërsa bëhet fjalë për kalimin te rivalët e përbetuar të Barçës. Garsia pati sezon të mrekullueshëm te Espanjol ku ishte faktori kryesor për sigurimin e mbijetesës.
Barcelona do të paguajë plot 25 milionë euro te rivalët e La Ligës. Kjo shumë përkon edhe me klauzolën e lirimit të tij.