Dyshimet e Scalonit: Fola me Messin, nuk është vendosur ende nëse do e nisë nga minuta e parë

- Bota Sot

Dyshimet e Scalonit: Fola me Messin, nuk është vendosur ende nëse do e nisë nga minuta e parë

Në prag të ndeshjes jashtë fushe kundër Kilit, e planifikuar për këtë të enjte dhe e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, mori pjesë në një konferencë për shtyp për të folur për mungesat e shumta. Duke hedhur dyshime mbi pozicionin titullar të Lionel Messit:

“Fola me të, vazhdojmë të flasim. Kemi mbetur në kontakt gjatë kësaj periudhe. Për ndeshjen nuk kemi vendosur ende nëse do të fillojë apo jo.

Do të ishte e dobishme të dinim se si është fizikisht.

Është e qartë se sot jemi në gjendje të provojmë zgjidhje të tjera. Në parim, ai është i disponueshëm për të luajtur, pastaj do ta vlerësojmë. Ai vjen nga një ndeshje e mirë e së shtunës së kaluar. Në teori, ai është gati të dalë në fushë dhe pastaj do të marrim një vendim”.

Ka disa mungesa për shkak të pezullimeve dhe dëmtimeve, formacioni titullar nuk është i lehtë për t’u përcaktuar:

“Do të ketë shumë mungesa, veçanërisht në mesfushë.

Ende nuk e kam konfirmuar njëmbëdhjetëshen titullare sepse do të varet nga stërvitja, por do t’u japim mundësinë të luajnë djemve që kanë pasur pak hapësirë ​​deri më tani, është koha e duhur për ta bërë këtë”, tha trajneri argjentinas, Kampion i Botës në vitin 2022.



Read it all at Bota Sot