Sulmuesi shqetëson sërish Silvinjon

- Bota Sot

Sulmuesi shqetëson sërish Silvinjon

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot seancën e tretë stërvitore në prag të ndeshjes me Serbinë. Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit.

Rei Manaj është i vetmi që shqetëson Silvinjon. Sulmuesi mungoi dje për shkak të një gjendje gripale, ndërsa sot u stërvit i veçuar nga pjesa tjetër.

Ndeshja me Serbinë do të jetë e treta për kuqezinjtë në kualifikueset e Botërorit. Më parë ka humbur me Anglinë dhe ka fituar ndaj Andorrës.

Takimi ndaj Serbisë do të luhet më 7 qershor ora 20:45. Kjo do të jetë përballja e parë mes dy skuadrave në Tiranë, pikërisht në “Arenën Kombëtare”.



Read it all at Bota Sot